“Nuk ka marrëveshje!”/ Presidenti i Iranit: Kërkesa për dorëzim pa kushte, ëndërr që SHBA-të duhet ta marrin me vete në varr
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka reaguar ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara për një dorëzim pa kushte, duke e quajtur atë një “ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”. Deklarata u bë gjatë një fjalimi të regjistruar paraprakisht dhe të transmetuar nga televizioni shtetëror.
Pezeshkian komentoi gjithashtu postimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Truth Social, ku ai theksoi: “Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç DORËZIMIT PA KUSHT!”
Në të njëjtën kohë, presidenti iranian kërkoi falje për sulmet e kryera ndaj vendeve fqinje, duke theksuar se ato shpesh u shkaktuan nga keqkomunikimi brenda radhëve të ushtrisë.
Ai njoftoi se këshilli i tij i përkohshëm udhëheqës kishte miratuar pezullimin e sulmeve të tilla, përveç nëse një vend fqinj sulmonte fillimisht Iranin.
“Duhet t’u kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani, në emrin tim. Që tani e tutje, ata nuk duhet të sulmojnë vendet fqinje ose të qëllojnë me raketa drejt tyre, përveç nëse sulmohemi nga ato vende. Mendoj se duhet ta zgjidhim këtë çështje përmes diplomacisë,” tha Pezeshkian