Një vizë për mësuesin!

Migrimi gjithnjë e më shumë po i zbrazë bankat shkollore ne vendin tonë, nëdrsa mësuesi mbetet i vetëm pa nxënës e pa dinjitet e i përbuzur në përditshmërinë e tij.
Sot në një kohë kur teknologjia po ecë shpejt, kur librin rrallë kush e shikon, mësuesi mbetet rrogëtarë më keq se në kohët e hershme që ishin argatët e krahut.

Të gjithë duam dijen, kurset, zhvillimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja për të qenë konkurent në tregun e punës. Por cilës punë? Në një ambient të tillë siç ndodhet mësuesi sot nxënësit flasin për telefona mijëra euro, për veturat e fundit, për restorante, pushime dimërore e verore, mësuesi me lapsin e tij kalkulon këstin e kredisë, numëron ditët në kalendar dhe ndoshta pret verën të merr një vizë tre mujore apo të ndjek bregdetin deri në shtator.

Në një kohë të tillë, kur të gjithë flasin për Europën, mësuesi flet për bukën!
Kjo shoqëri ende ka pak kohë të rikthej dinjitetin e mësuesit, që në shtëpitë tona të kemi dije e arsim, të mos ketë nxënës me më shumë para në xhep se sa paga e një mësuesi, të mos e pyet nxënësi mësuesin “se sa është paga jote mësues” dhe ta krahasoj pagën e mësuesit me një mëditje të Gjermanisë apo ku do qoftë në europë.

Sot në shekullin e ri, paga e një mësuesi është më e vogël se e një kamarieri, më e vogël se e një muratori, më e vogël se e një deputeti, më e vogël sa nuk ka ku të shkoj.

Duke mos dashur në asnjë rast të nënçmoj asnjë kamarier, muratorë apo punëtorë tjetër të çfarëdo veprimtarie tjetër por vlera e mësuesit është më pak se kaq.

Të këndellemi sa nuk kanë nisë të ikin mësuesit, si që po ikin mjekët!

Atëherë mësuesin nuk do të na e zëvendësoj një punëtor krahu nga afrika por do ti shuajm dritat e së ardhmes dhe do të vdesim në heshtje si të paaftë që vramë arsimin me duart tona dhe varosëm çdo mund të rilindasve tanë…

Po sot! Pyes?

A thua vallë çfarë do të thoshte Fishta, Naimi, Gurakuqi e Migjeni?

Pyes çfarë do të na thoshte Remzi Nesimi, Murat Isaku e Ali Podrimja?

Sot mësuesi pret një vizë!

Derisa ti vjen viza mësuesit do të mësojmë edhe pak kohë A.B.C-në!

Po e përmbyll këtë shkrim me një barcaletë të vjetër!

Një kohë një esnaf kishte pasur tre vajza, pas një kohe riten dhe të tre vazjat i marton!
Pas një kohe ai vizitohet nga një mik i tij dhe e pyetet për fëmijët. A i regullove e martove bijat?

Po ia kthen esnafi! U rregulluan!

E para u martua për një samarxhi, shumë idare me bollëk por edhe punë shumë.

E dyta te një këpucëtar edhe ajo mirë shumë!

Po e treta pyet miku!

Ajo kishtë pasur një fat më të rëndë!

Pse, e pyet miku me kureshtje?

Ajo ftakeqësisht u martua me një mësues, tha esnafi i dëshpruar.

Shkruan Ylber Jahiu

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo