“Një nga ishujt e Iranit në rrezik”/ Kryeparlamentari iranian: SHBA dhe Izraeli po përgatisin një operacion pushtimi





Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të pushtojnë një nga ishujt e Iranit.

“Sipas disa burimeve, armiqtë e Iranit, me mbështetjen e njërit prej vendeve rajonale, po përgatisin një operacion për të pushtuar një nga ishujt e Iranit. Të gjitha lëvizjet e armikut janë nën mbikëqyrjen e forcave tona të armatosura. Nëse ata ndërmarrin ndonjë hap, e gjithë infrastruktura jetësore e atij vendi rajonal do të bëhet cak i sulmeve të pandërprera dhe të pakufizuara”, paralajmëroi përmes një njoftimi në rrjetin sociale ‘X’ kryetari i Parlamentit të Iranit.

Me shumë mundësi, Ghalibaf ka aluduar se planet e mundshme të SHBA-së dhe Izraelit janë për të pushtuar ishullin Kharg në Gjirin Persik, një qendër e rëndësishme për naftën iraniane.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo