Një zëdhënës i marinës së Sri Lankës tha se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar pasi një nëndetëse sulmoi një anije iraniane në brigjet e vendit.
Zëdhënësi theksoi se 32 marinarë u plagosën në incident dhe po marrin trajtim në spital pasi u shpëtuan nga marina, ndërkohë, të paktën 101 persona rezultojnë të zhdukur.
Marina e Sri Lankës iu përgjigj një thirrjeje për ndihmë me rreth 180 marinarë në bord. Në këtë fazë, nuk ka informacione të mëtejshme se kush e nisi sulmin ndaj nëndetëses.