Një grup tjetër i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut sot duhet të evakuohen nga Lindja e Mesme





Sot pritet të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e qytetarëve në linjën Dubai-Shkup.

Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën informoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe se të martën do të realizohet edhe një fluturim.

“Duke pasur parasysh që përgatitjet dhe detajet për realizimin e tij janë duke u finalizuar, të gjithë qytetarët që kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim duhet të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi sa më shpejt të jetë e mundur”, thekson Ambasada.

Regjistrimi, theksojnë nga Ambasada, mund të bëhet në kontaktet e mëposhtme – Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi, telefon: +971 56 441 7532 dhe email: [email protected].

Deri më tani, janë realizuar katër fluturime të organizuara për të evakuuar qytetarë nga rajoni i Lindjes së Mesme, me të cilat janë transportuar gjithsej 458 pasagjerë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo