Ngjarje e tmerrshme në Tiranë, një person i djegur në makinë. Dyshimet e policisë janë shokuese





Në gjendje kritike për jetën është një burrë në Tiranë, pasi u gjet i djegur në gradë ekstreme.

Burri është M.S., 50 vjeç, banor i Tiranës, raporton noa.al duke cituar policinë e kryeqytetit.

Ditën e djeshme, ai është gjetur në rrugën “Myslym Keta”, në gjendje serioze, pasi dyshohet se është vetëdjegur me benzinë, brenda automjetit të tij.

Policia tha se 50 vjeçari u dërgua dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit të rëndë. /noa.al

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo