Netanyahu paralajmëron Iranin: Sulmet do të intensifikohen në ditët në vijim





Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një takimi me ministrin e Mbrojtjes Yisrael Katz, Shefin e Shtabit të IDF-së, Gjeneral-Lejtnant Eyal Zamir dhe Shefin e Shtabit të Mossadit, David Barnea. Netanyahu pas takimit ka njoftuar se përshkallëzimi i mëtejshëm i sulmeve izraelite kundër Iranit do të vazhdojë.

Përmes një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Netanyahu shihet nga çatia e kompleksit ushtarak Kirya në Tel Aviv teksa thekson se forcat izraelite tani po godasin zemrën e Teheranit me intensitet në rritje dhe kjo do të intensifikohet edhe më shumë në ditët në vijim.

“Zemra ime është me familjet e viktimave dhe, në emër të të gjithë qytetarëve të Izraelit, u uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha ai.

Kryeministri izraelit nuk vlerësoi se sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael do të çonin në rënien e regjimit iranian. Megjithatë, ai tha se kombinimi i forcave i lejon ata të bëjnë atë që kam dashur për 40 vjet, të godasim me vendosmëri regjimin terrorist.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo