Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha sfidon VLEN-in: Hajdeni në zgjedhje, le të vendosë populli shqiptar





Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha, ka reaguar ndaj sondazheve të publikuara së fundmi për rejtingun e partive politike, duke vënë në dyshim besueshmërinë e tyre dhe duke sfiduar drejtpërdrejt koalicionin VLEN.

Përmes një reagimi publik, Hoxha thekson se nuk dëshiron t’ua prishë entuziazmin nga rezultatet e sondazheve, por ka një kërkesë konkrete për ta: të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Pa dashur t’ua prishim entuziazmin nga sondazhet e publikuara sot për rejtingun e partive politike, ja një kërkesë konkrete për VLEN-in: nëse vërtet jeni kaq mirë sa ju nxjerr agjencia që ka marrë tender nga qeveria juaj, atëherë hajdeni të shkojmë në zgjedhje sa më parë,” – ka deklaruar Hoxha.

Ai më tej ka ngritur dyshime për lidhjet e agjencive të sondazheve me pushtetin dhe me VMRO-DPMNE-në, duke theksuar se vlerësimi real duhet të vijë nga qytetarët.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo