Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë me dije se ka nisur bisedimet me Iranin për t’i dhënë fund lutës disa javore teksa Teherani nga ana e saj i ka hedhur poshtë këto pretendime. Sipas Iranit nuk kanë ndodhur bisedime të drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Teheranit ndërsa së fundmi është zbuluar emri së kush ka negociuar me Trump.
Një zyrtar izraelit i ka thënë Reuters se kryetari i parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, po udhëheq bisedimet me Uashingtonin.
Trump ka deklaruar se janë gjetur pika kryesore marrëveshjeje me udhëheqjen “e lartë” iraniane, por e specifikoi se nuk ishte udhëheqësi i ri Suprem Mojtaba Khamenei.
“Kemi të bëjmë me njerëz që i konsideroj shumë të arsyeshëm, shumë të qëndrueshëm”, tha Trump, duke shtuar se i dërguari i tij për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, zhvilluan bisedimet në emër të SHBA-së.