Në Villën “Vodno”, Siljanovska e pret presidentin e Malit të Zi





Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, sot do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, ajo do ta presë me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Villën “Vodno”.

Më pas janë planifikuar takime ballë për ballë midis dy presidentëve, si dhe një mbledhje plenare e delegacioneve maqedonase dhe malazeze.

Në kuadër të vizitës do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi midis këshillave rinorë pranë kabineteve të të dy presidentëve.

Për nesër është paralajmëruar që Milatoviq të vendosë një kurorë mbi varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.

Gjithashtu, Siljanovska-Davkova dhe Milatoviq do të mbajnë një ligjëratë të përbashkët në Fakultetin e Drejtësisë “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo