Në fshatin Bojanë të Shkupit, për 2 ditë do të ketë ndërprerje afatshkurtra të ujit





Ndërprerje afatshkurtra dhe presion të ulur të ujit sot dhe deri më 6 mars ndërmjet orës 8 dhe 13 do të kenë shfrytëzuesit e fshatit Bojanë, në Komunën Saraj.

Siç informon Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerjet afatshkurtra të furnizimit me ujë do të jenë për shkak të pastrimit dhe dezinfektimit të rezervuarit Bojanë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo