Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare “Bllatë”, kërkohej nga Interpoli





Një shtetas i Shqipërisë, i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar, është ndaluar në pikën kufitare “Bllatë” në kufirin Maqedoni e Veriut-Shqipëri.

“Në pikën kufitare “Blatë” në hyrje të vendit, oficerët e Stacionit Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare “Bllatë” e privuan nga liria A.B. (38) nga Republika e Shqipërisë”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër.

Gjatë kontrollit të pasaportave dhe kufirit, oficerët e policisë përcaktuan se ai kërkohej me një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli-Hungaria.

Ai u transferua në Departamentin e Punëve të Brendshme – Dibër për procedura të mëtejshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo