Kosovo’s Vedat Muriqi celebrates scoring their side’s third goal of the game during the UEFA Nations League match at the Fadil Vokrri Stadium in Pristina, Kosovo. Picture date: Thursday June 9, 2022. PA Photo. See PA story SOCCER N Ireland. Photo credit should read: Valdrin Xhemaj/PA Wire.
Kombëtarja e Kosovës sot ka mbajtur konferencë për media, ku prezent ishte selektori i Kosovës Franco Foda dhe kapiteni dardan, Vedat Muriqi, transmeton klankosova.tv.
Muriqi u shpreh se është krenar që është kapiten i Kosovës në ndeshjen e madhe finale ndaj kombëtares së Turqisë që do të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri më fillim nga ora 20:45.
“Jam krenar që jam kapiten i Kosovës në finalen historike, jemi të qetë dhe kemi atmosferë të shkëlqyeshme. Shpresojmë që nesër të kemi sukses”, ka thënë Muriqi.