Moti sot do të jetë mesatarisht i vranët me periudha me diell, ndërsa pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore, do të ketë kushte për shi të shkurtër dhe të përkohshëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë nga -3 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë mesatarisht i vranët, me mundësi për reshje lokale të herëpashershme shiu. Temperatura minimale do të zbresë në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe nesër moti do të jetë mesatarisht i vranët me periudha me diell, ndërsa pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi të shkurtër të përkohshëm. Deri të martën do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Të mërkurën era do të ndryshojë drejtimin në lindor, ndërsa të enjten në verilindor. Nga e marta pritet që temperatura ditore të ketë tendencë rënieje.