Ministri i Mbrojtjes i Italisë bllokohet në Dubai/ Opozita kërkon dorëheqjen e tij: U nis pa qenë i informuar, duhet përgjegjësi institucionale





Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto ka mbetur i bllokuar në Dubai, pas sulimt rraketor të Iranit. Ai u largua nga Roma të premten me një fluturim civil për t’u bashkuar me familjen e tij, por mbeti i bllokuar pas mbylljes së hapësirës ajrore. Kjo situatë ka sjellë trazira politike në Itali. Opozita ka gjykuar faktin se ministri u nis pa qenë i informuar më parë për një përshkallëzim të afërt.

Mediat italiane shkruajnë se M5S ka bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto. Sipas tyre, rrethana përfaqëson një problem serioz institucional dhe një konfirmim të margjinalizmit ndërkombëtar të Italisë. Gjithashtu ajo hedh dyshime mbi koordinimin me aleatët dhe funksionimin e plotë të zinxhirit komandues në një kohë kaq delikate.

“Mungesa e komunikimit nga Shtetet e Bashkuara përfaqëson një shuplakë politike ndaj një klase sunduese që ka zgjedhur servilizmin ndaj NATO-s dhe Uashingtonit si linjën e saj të vetme diplomatike. Nëse aleati as nuk ndjen nevojën të informojë ministrin italian të Mbrojtjes për një përshkallëzim të afërt, kjo do të thotë se Italia konsiderohet pak më shumë se një platformë logjistike.

Një territor për t’u përdorur, jo një partner për t’u konsultuar. Larg prestigjit ndërkombëtar që pretendon qeveria e krahut të djathtë. Këtu përballemi me certifikimin e një sovraniteti të zbrazur. E gjithë kjo konfirmon nevojën për një politikë të jashtme autonome, bazuar në nenin 11 të Kushtetutës, për refuzimin e luftës dhe për daljen nga logjika e blloqeve ushtarake”, tha Giovanni Barbera, i Drejtorisë Kombëtare të Rifondazione Comunista.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo