Mickoski: ShA EMV i plotëson nevojat e qytetarëve dhe konsumit dhe shet energji elektrike gjatë natës, duke siguruar të ardhura shtesë nga konsumatorët
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me atë nëse në mbledhje të qeverisë po shqyrtohet lirimi i rezervave të mazutit për nevojat e prodhimit të energjisë elektrike, deklaroi:
“Në këtë moment mendojmë për këtë, por gjithashtu kemi informacion se ato sasi që duhej të tërhiqeshin në fund të vitit të kaluar, kur u shpall gjendja e krizës, rreth 3000 tonë, nuk janë tërhequr plotësisht. Kështu që ndoshta do ta riaktivizojmë, do të thosha, atë vendim për tërheqjen e këtyre sasive, e më pas eventualisht do të vazhdojmë me një vendim të ri. Përndryshe, sot jam informuar nga drejtori i ShA EMV, ish EVN-ја, se jo vetëm që i plotësojnë nevojat e qytetarëve dhe konsumit, por edhe shesin energji gjatë natës, me ç’rast kemi të ardhura shtesë nga konsumatorët.”