Mickoski për akuzat e Filipçes: Opozita manipulon dhe shpif, qytetarët e dinë të vërtetën

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me kritikat e opozitës se pushteti nuk po bën mjaftueshëm për qytetarët, deklaroi:

“Po, e ndoqa dje konferencën për shtyp të kryetarit të LSDM-së. Atje ai iu referua masave që janë ndërmarrë gjatë krizës së COVID-it dhe pandemisë. Dhe bënte dallimin dhe krahasimin e kësaj mase me ato masa dhe se për çfarë ato do të mbaheshin mend. Por, harroi të tregojë se gjëja e vetme për të cilën do të mbahën mend që nga ajo kohë, është fakti se si shtet u ballafaquam më së keqi me pandeminë e COVID-it. Gjegjësisht, kishim numrin më të madh të vdekjeve për kokë banori, krahasuar me të gjitha vendet evropiane.

Harroi ta përmendte masën prej disa dhjetëra miliona eurosh të paguara për kompaninë ‘Stabri’ nga Hong Kongu, e cila në vend që të ishte e specializuar për furnizimin me vaksina, është e specializuar për tregtinë me fruta jugore. Harroi të tregojë për blerjen brutale të votave në zgjedhjet e vitit 2020, kur me dekrete me fuqi ligji ndryshoheshin ligjet në ‘minutën e fundit’. Harroi të tregon edhe për tragjedinë e Spitalit Modular këtu, kur njerëzit digjeshin të gjallë. Sepse ato spitale modulare janë pjesë e masave që Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së miratonte në atë periudhë.

Harroi të tregonte për të gjitha ato provizione nga tenderët. Harroi të tregonte se si gjunjëzoheshin në kufi për të marrë 5,000 vaksina donacion nga Serbia fqinje. Harroi të tregojë se si qytetarët maqedonas, në mungesë të kujdesit nga ana e Qeverisë, gjunjëzoheshin në vendet fqinje për të marrë dhe aplikuar vaksinën kundër pandemisë së COVID-it. Dhe harroi, tre pika edhe shumë gjëra të tjera për të thënë.

Këtë nuk do ta dëgjoni në konferencat për shtyp të rreme dhe shpifëse të opozitës. Prandaj do të dëgjoni se si shpikin dhe shpifin, por qytetarët shohin. Ata sërish i ofendojnë qytetarët dhe mendojnë se politikat e LSDM-së dhe BDI-së nga e kaluara mund t’i krahasojnë me politikat e kësaj Qeverie. Qytetarët këtë e shohin dhe në fakt këtë e treguan në zgjedhjet e kaluara lokale dhe do ta tregojnë këtë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo