Mickoski nga Tetova: Është rikonstruktuar tërësisht Qendra Rajonale për Arsim të Mesëm Profesional “Mosha Pijade” në vlerë prej 5 milionë euro (VIDEO)

Të nderuar përfaqësues të mediave, unë nuk kam çfarë të shtoj më tepër nga ajo që thanë kryetari i komunës, ambasadori i Bashkimit Evropian dhe ministrja e Arsimit, përveçse t’i falënderoj të gjithë të përfshirët në këtë projekt. Vërtet duket mbresëlënëse. Nga ajo që u informova, pothuajse 5 milionë euro janë investuar nga ana e Qeverisë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian në këtë Qendër rajonale moderne për arsim.

Unë vetëm dua t’u porosis atyre që do të marrin njohuritë e tyre këtu që të përparojnë, sepse ata janë gjeneratat mbi të cilat do të mbështetet ky shtet. Ata janë gjeneratat që duhet ta zhvillojnë vendin, ndërsa ne si Qeveri do të vazhdojmë të mbështesim këtë lloj projektesh dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që projekte të tilla të jenë përditshmëria jonë.

Për një kohë shumë të shkurtër, kjo është shkolla e dytë e mesme në Tetovë e cila është rikonstruktuar dhe rinovuar. Së bashku me Komunën e Tetovës, po ndërtojmë edhe dy shkolla të reja të mesme këtu në Komunën e Tetovës.

Por, edhe përveç kësaj që është investuar deri më tani, dua të them se po investojmë edhe në bulevarde, po investojmë në rrugë, po investojmë në lloje të tjera projektesh. Dhe do të vazhdojmë të investojmë në projekte në Komunën e Tetovës.

Falënderim edhe ndaj kryetarit të komunës, edhe ndaj shumicës në Këshill, e cila e mbështet punën e kryetarit, ndaj administratës, ndaj Ministrisë dhe ndaj kolegëve në Qeveri.

Njerëzit mbahen mend nga veprat e tyre. Fjalët ndonjëherë mund të lëndojnë, por nëse janë të parëndësishme, harrohen shpejt, ndërsa veprat mbeten të përjetshme dhe mbahen mend.

Unë do të dëshiroja të mbetemi të mbajtur mend për veprat, ndërsa këto vepra nuk mund t’i injorojmë sado që të duam.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo