Mickoski: Nëse vazhdon ky trend, Maqedonia mund të jetë ndër tre ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me rritjen e BPV-së këtë dhe vitin e kaluar, deklaroi:

“Gjatë vitit të kaluar, 2025, si ekonomi maqedonase shënuam rritje të Bruto Prodhimit të Brendshëm, e cila na rendit ndër pesë ekonomitë e para në Evropë. Edhe tani do ta them përsëri, nga ana e komentuesve me profile të rreme të opozitës ndoshta do tallen në rrjetet sociale, por këto janë shifra dhe fakte të publikuara nga Eurostat. Vitin e kaluar, 2024, falë gjysmës së dytë të mirë të vitit, ishim në dhjetëshen e parë, ndërsa këtë vit jemi në pesëshen e parë. Ndërsa për vitin 2026, nëse viti vazhdon kështu siç ka nisur, nuk do të çuditem nëse do të jemi edhe ndër tre të parët. Çfarë do të thotë kjo, do të thotë se gradualisht, por në mënyrë të sigurt, kjo do të fillojë të ndihet edhe tek qytetarët, do të rritet standardi dhe fuqia blerëse.

Mund të them se ekonomia është prioriteti ynë më i madh. Në dy muajt e parë kemi realizimin historikisht më të lartë të investimeve kapitale, rreth 25% e asaj që është planifikuar. Flasim për mbi 10 miliardë denarë vetëm nga buxheti qendror, nëse kësaj i shtohen edhe investimet e ndërmarrjeve publike. Ja këtu është edhe zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i transportit, të themi investimet e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, që nuk përfshihen në këtë shifër. Bëhet fjalë për investime shtesë. Ndërmarrjet e tjera publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit që investojnë nuk përfshihen në këtë shifër. Pra, kjo është vetëm nga buxheti qendror, mbi 10 miliardë denarë.

Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, ndërsa të ardhurat në buxhet janë gjithashtu në një nivel, do të thosha, të papritur të lartë në dy ose dy muajt e gjysmë të parë të vitit, pres që këtë vit dhe nuk do të habitesha nëse jemi ndër tre ekonomitë e para.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo