Mickoski: Ndërtimi i investimeve kapitale po zhvillohet me shpejtësi, deri më tani janë realizuar rreth 25% e atyre të parashikuara për vitin 2026
Mirëdita edhe nga unë. Unë nuk do të shtoja asgjë më tepër nga ajo që thane kryetari i komunës dhe zëvendësministrja, vetëm dua të them se vazhdojmë t’i realizojmë projektet, të cilat për shkak të periudhës së vitit kur aktivitetet ndërtimore janë më pak intensive, kur është më ftohtë dhe ka më shumë ditë me reshje dhe bore, zhvillohen më ngadalë. Ngadalë po vjen pranvera dhe, me afrimin e saj, po shtohen edhe aktivitetet ndërtimore.
Edhe pse duhet të pranoj se niveli i realizimit të investimeve kapitale është jashtëzakonisht i lartë, rreth 10 miliardë denarë janë realizuar në dy muajt e parë dhe në pesë ditët e para të muajit të tretë, marsit, që përbën afërsisht rreth 25 për qind të numrit të përgjithshëm të investimeve kapitale të parashikuara për vitin 2026.
Kështu që, siç do forcohet dinamika, ashtu edhe ai numër do të rritet. Pres që në këtë mënyrë të rritet edhe bruto prodhimi i brendshëm dhe më në fund qytetarët ta ndiejnë gjithë atë që kemi bërë në drejtim të stabilizimit të shtetit, pas, do të thosha, një qeverie kriminale, një qeverie të udhëhequr nga LSDM dhe BDI, një qeverie që në kuptimin e drejtë të fjalës i shkatërroi institucionet, i plaçkiti qytetarët dhe e poshtëroi shtetin dhe pas një gjendjeje të tillë, do të thosha, kataklizmike, si Qeveri kemi dhënë gjithçka nga vetja që të ngrihemi në këmbë, të arrijmë në një gjendje, do të thosha, neutrale për momentin dhe të vazhdojmë ta realizojmë atë që qytetarët presin nga ne.
Edhe një herë e uroj kryetarin e komunës. Është mirë të theksohet se këtu do të ketë lidhje edhe për një pjesë të popullsisë së Komunës së Butelit. Shfrytëzoj këtë rast t’i falënderoj të dy, kryetarin e Komunës së Çuçer Sandevës dhe kryetarin e Komunës së Butelit, të falënderoj edhe një herë Ministrinë, ministrin dhe zëvendësministren në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të gjithë këshilltarët që e mbështesin punën e komunave, deputetët që qëndrojnë pas këtyre projekteve, si dhe administratën që me punën e saj i shton vlerë të gjithë këtij procesi.
Pra, një proces i përmbyllur jep rezultate dhe kjo mund të shihet në vepër.
Unë pres që kjo të përfundojë sa më shpejt dhe të lëshohet në përdorim, sepse kjo u nevojitet qytetarëve.
Pra, edhe një herë qoftë me fat dhe së shpejti nga sot ta lëshojmë në përdorim këtë objekt, deklaroi Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, gjatë inspektimit të aktiviteteve ndërtimore në ndërtimin e stacionin për trajtimin e ujërave të zeza në vendbanimin Kuçevishka Bara.