Mickoski: Ish-kryetarë të degëve të LSDM-së janë të përfshirë në tregtinë me marihuanë, rasti po thellohet
Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistë për Ora24.tv, duke folur për rastin e marihuanës së sekuestruar, theksoi se në interes të hetimit nuk mund të flasë më shumë, por ajo që tashmë është e njohur për opinionin është se ish-kryetarë të degëve të LSDM-së dhe të afërm të tyre janë të përfshirë në këtë rast.
“Do të vijë koha që gjithçka të dalë në shesh. Hetimi do të përfundojë dhe do të dëgjojmë emra. Deri tani, nga ajo që dihet në opinion, ish-kryetarë të organizatave lokale të LSDM-së dhe të afërm të tyre janë në njëfarë mënyre të përfshirë në të gjithë këtë skandal. Do t’ju kujtoj se ky skandal nuk është i ri. Ka pasur një aksion policor edhe më herët, në kohën kur LSDM dhe BDI ishin në pushtet, në relacionin Strumicë–Prilep. Ju kujtohet se atëherë ai aksion u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ndërsa u përmendën edhe emra që janë në lidhje familjare me familjen Zaev”, theksoi Mickoski dhe shtoi:
“E gjithë kjo është shumë simptomatike dhe indikative dhe unë në këto kushte derisa vazhdon hetimi, do të përqëndrohem vetëm në kumtesat zyrtare që vijnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.”