Mickoski: Gjashtë tremujorë me rradhë shënojmë rritje të vazhdueshme të PBB-së mesatarisht 3,5%

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjejeve të gazetarëve lidhur me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, deklaroi:

“Ne si Qeveri, tashmë gjashtë tremujorë radhazi kemi një prodhim të brendshëm bruto real që rritet, mesatarisht me 3,5%.

Në dy tremujorët e fundit të vitit 2025, prodhimi i brendshlm bruto real u rrit me 3,8%. Shpesh herë nga opozita tallen kur e përmend këtë, por është fakt se edhe për tremujorin e katërt, sipas të dhënave që publikon EUROSTAT, rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto maqedonas është ndër tre më të lartat në Evropë.

Nëse kthehemi disa vite pas, do të konstatojmë se atëherë ishim në fund të rajonit. Tani jemi, le të themi, përpara fqinjëve, nëse Bullgaria regjistronte një rritje prej 3,2% në tremujorin e katërt, Kroacia 3,6%, Serbia 2,2%, Greqia rreth 2%, ne me 3,8% jemi liderë në rajon.

Dhe përsëri do të dalin ato “botet” e opozitës dhe do të tallën përsëri me këtë që po them. Por le të tallen ata, ndërsa ne do të vazhdojmë t’i mbështesim këto histori suksesi që kontribuojnë në prodhimin e brendshëm bruto”.

Vitit 2024 e përfunduam me një rritje reale vjetore prej 3%, vitin 2025 e përfundojmë me një rritje reale prej 3,5%, ndërsa për vitin e ardhshëm, pra për këtë vit 2026, presim që rritja të jetë ndërmjet 3,5% dhe 4%. Të kemi një rritje të vazhdueshme, në kushte kur rritja evropiane është rreth 0,5–0,6%. Kjo tregon se ekonomia është konsoliduar dhe politikat që ndjek kjo Qeveri, konsolidimi fiskal, por edhe konsolidimi i deficitit buxhetor, po japin rezultate.

Nga njëra anë, kemi një politikë që është e kujdesshme, nuk shpenzon shumë, por atë që shpenzon, e shpenzon mënyrë tëtargetuar, me qëllim që të japin fryte, dhe rezultati i kësaj politike është kjo rritje.
Gjithashtu, duhet theksuar se prodhimi i brendshëm bruto nominal në vitin 2025 u rrit për 8,2–8,3%, një nivel që përbën rekord historik për ekonominë maqedonase.

Qëllimi ynë si Qeveri ishte që prodhimi i brendshëm bruto nominal në fund të mandatit, pra në vitin 2028, të arrijë 20 miliardë dollarë. Ato 20 miliardë dollar i tejkaluam pas një viti e gjysmë, në vitin 2025. Sipas FMN-së, për vitin 2026 prodhimi i brendshëm bruto nominal për qytetarët maqedonas është parashikuar të jetë pak më shumë se njëzet e një miliardë dollarë.

Sipas fuqisë blerëse në vitin 2026, Fondi Monetar Ndërkombëtar na parashikon se për kokë banori do të lëvizim ndërmjet 31 dhe 32 mijë dollarësh. Po i afrohemi Malit të Zi dhe Serbisë, jemi shumë më para se, le të themi, Shqipëria, Kosova, Moldavia dhe vendet e tjera si Gjeorgjia, Bjellorusia e kështu me radhë. Edhe pse vetëm para dy viteve ishim nën to. Ishim prapa tyre. Prandaj, tani qëllimi ynë është t’i kalojmë edhe këto dy vende të tjera që bëjnë pjesë në grupin e Ballkanit Perëndimor 6. Dhe të bëjmë një hap më tej, përkatësisht që ngadalë t’i arrijmë vendet që janë anëtare të Bashkimit Evropian, si Bullgaria, Rumania e kështu me radhë.

Për fat të keq, shumë pak është bërë kur në Qeveri ishin LSDM-ja dhe BDI-ja, por prandaj nuk duhet të dëshpërohemi, por me hapa të mëdhenj, me hapa gjigantë të ecim përpara“.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo