Mickoski: Arsimi është një nga faktorët kyç për zhvillimin e shtetit, investojmë në të





Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me akuzat e opozitës dhe Filipçes se nuk investohet në arsim, deklaroi:

“Shikoni, jo larg nga këtu investohet, për shembull, në një konvikt të ri modern studentor, i cili në kohën e qeverisë së kaluar ishte plotësisht i ndalur, i bllokuar dhe nuk ishte vendosur asnjë gozhdë. Tani jemi drejt përfundimit, jo vetëm të atij, por edhe të një tjetri në Shkup. Ndërkohë edhe disa të tillë në të gjithë vendin, si konvikte studentore ashtu edhe për nxënës, së shpejti do të rikonstruktohen.

Do t’ju rikujtoj se para disa ditësh vendosëm gurthemelin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”. Po zhvillohet analiza e dy ndërtesave të papërfunduara të fakulteteve “FSHIIK” dhe “FKF”, të cilat janë pjesë e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Mund t’ju numëroj edhe shumë projekte të tjera të tilla që kapin vlerën e më shumë se njëqind milionë eurove.

Në periudhën në të cilën kjo qeveri ka bërë këtë, në më pak se dy vite, është arritur diçka që nuk arriti as 10% gjatë periudhës 7-vjeçare të qeverisë së kaluar. Kështu që ne vazhdojmë. Unë vij nga fusha e arsimit dhe qëllimi im është të investojmë sa më shumë në arsim, sepse vlerësoj se arsimi është një nga faktorët kyç për zhvillimin e shtetit. Dhe mendoj se këtu nuk ka kompromis, pra do të vazhdojmë të investojmë aty.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo