Mexhiti: Me Epopenë e UÇK-së kujtojmë me nderim e përulje sakrificën sublime të familjes Jashari





Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi ka kujtuar Epopenë e UÇK-së duke shënuar se përmes nderimit të kësaj date respektojmë me përulje sakrificën sublime të Familjes Jashari. Shembulli i Familjes Jashari është udhërrëfyes i përhershëm dhe akt i papërsëritshëm në historinë e re të kombit tonë.

“Në ditët e Epopesë së UÇK-së, kujtojmë me nderim e përulje sakrificën sublime të Familjes Jashari. Shembulli i Familjes Jashari është udhërrëfyes i përhershëm dhe akt i papërsëritshëm në historinë e re të kombit tonë. UÇK-ja e kryekomandantit Adem Jashari është krenaria e gjithë shqiptarëve” shkruan Mexhiti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo