Izraeli ka vrarë gjatë natës ministrin iranian të Inteligjencës, Esmaeil Khatib, në një sulm, raporton Ynet.
Sulmi ndodhi një ditë pas vrasjes së zyrtarit më të lartë të sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Një zyrtar izraelit bëri me dije se sulmi u krye në Teheran, por Izraeli ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Khatib.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të martën se Izraeli do të vazhdojë të shënjestrojë dhe eliminojë anëtarë të udhëheqjes iraniane.
“Kryeministri dhe unë i kemi udhëzuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të vazhdojnë ndjekjen e udhëheqjes së regjimit të terrorit dhe represionit në Iran,” tha Katz.