Me Vjosën më shumë dëmtohet sesa forcohet LDK-ja!

Shkruan: Florim Zeqa, 14.03.2026

Deshtakët e LDK-së, të cilët deri dje e quajtën tradhtare Vjosa Osmanin, tani, pasi ia punoi pas shpine Albin Kurtit po i thonë je e mirë! Deri më sot asnjëri nga të larguarit që themeluan partitë e tyre nuk u kthyen më në LDK, jo pse nuk kanë pasur dëshirë të kthehen, porqë nuk kanë pranuar të bëhen vegla të njerëzve të vegjël në LDK. Për dallim nga ta, Vjosa nuk e ka problem, e kthen gzofin kah të fryn era!

Votat që i kishte marrë Vjosa në vitin 2021 ishin vota për LVV-në

Një president pas përfundimit të mandatit nuk pranon të bie nën nivelin më të ulët politik për ambiciet e askujt, e aq më pak të kërrkujt, këtë rast të dështakëve politik!

Me rikthimin eventual në LDK nuk përfiton gjë Vjosa, e aq më pak partia, e cila nuk do të ngritet asnjëherë me figura të ricikluara nga njëri skaj politik në tjetrin!

Me rikthimin eventual të Vjoses, më shumë dëmtohet sesa forcohet LDK-ja! Këtë fakt duhet ta dinë mirë të gjithë në LDK dhe jashtë saj!

Ai/ajo që tradhton njëherë, tradhton sa herë që t’i jepet mundësia dhe sa herë që i shkon për shtati interesave të tij/saj!

Ky është ligj i natyrës, i pashkruar në librat e drejtësisë!

Sipas mendimit tim, Vjosa Osmani paraprakisht rikthimit në LDK duhet të dal e vetme në zgjedhje me listën e saj për ta matur veten në elektorat, jo nën logot e partive tjera, e aq më pak si ish presidente e shtetit.

Votat që i kishte marrë Vjosa në vitin 2021 ishin vota për LVV-në!

Thirrjet për rikthimin e Vjosa Osmanit vijnë nga dështakët në ribërjen e LDK-së dhe nga nostalgjikët e një kohe të shkuar në LDK!

Futja e Vjoses nën ombrellën e LDK-së, do të paraqet dështimin e radhës duke iu shërbyer strukturave aktuale të partisë!

Fillimisht Vjosa Osmani duhet të dëshmojë fuqinë e saj politike jashtë konjukturave partiake të LDK-së. Ky do të ishte testi demokratik i lidershipit dhe madhështisë që pretendon që e posedon aktualisht presidentja në largim!

Fuqia politike e një lideri nuk matet me logon e një partie, por me besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.

Andaj, nëse Vjosa Osmani dëshiron të dëshmojë fuqinë e saj në elektoratin kosovar dhe në mërgatën tonë, duhet të matet e vetme në peshoren zjedhore, në të kundërtën, mund të mashtrohet keq!

Ata që po i bëjnë asaj ftesa për rikthim në LDK, e bëjnë për interesat e tyre personale e jo për Vjosen dhe as LDK-në!

Nëse vërtetë Vjosa e shkelë betimin e dhënë, se “asnjëherë nuk do të jetë më pjesë e LDK-së, fillimisht shkelë mbi veten e saj dhe parimet humane të një lideri shtetëror!

LDK nuk ngritet përmes riciklimit të figurave politike

Nëse Vjosa i bashkangjitet LDK-së, më i madh do të jetë numri i atyre që do të largohen sesa i atyre qe do të rikthehen në këtë parti!

Sikurse pas ndarjes së fatale të vitit 2006, kur LDK i kishte 45,3 %, bashkimi me LDD-në në vitin 2014 nuk e ngriti më lartë se në 25,2 %, ashtu edhe tani nga 13,5 % që është aktualisht nuk do të ngritet më lartë se në 18 % me rikthimin e Vjoses! Ngase elektorati nuk lëvizë ashtu siq levizin politikanët karrierist.

LDK nuk ngritet përmes riciklimit të figurave politike, por përmes një procesi të rregullt zgjedhor dhe demokratik brenda partisë.

Dështakët politik iu frikësohen zgjedhjeve në LDK, andaj e kërkojnë rikthimin e Vjoses për shpëtimin dhe forcimin e pozicioneve të tyre në këtë subjekt politik.

Sa i përket Vjoses, ajo lekun dhe pushtetin i ka para gjithçkaje, për të nuk ka fe as parti, komb dhe as atdhe, e më së paku parime në të cilat thirret me hipokrizi. “Rugovizmin” e përdorë si farsë politike për mashtrimin e elektoratit! Po të ishte ndryshe, nuk do ta kishte dërguar gati gjysmën e elektoratit të LDK-së në krahun e majtë për intersat e saj politike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo