Mbahet në Gjermani Dialogu Global “Kina në Pranverë – Zhvillimi i Kinës Sjell Mundësi për Botën”

U zhvillua të martën në Dusseldorf, kryeqendër e provincës Nordrhein-Westfalen, sesioni për Gjermaninë i Dialogut Global “Kina në Pranverë – Zhvillimi i Kinës Sjell, Mundësi për Botën”, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

President i CMG-së Shen Haixiong mbajti një videofjalim në aktivitet.Gjithashtu ishin të pranishëm dhe mbajtën fjalime Konsulli i Përgjithshëm i Kinës në Düsseldorf, Yu Yong, zv/Presidenti i Parë i Parlamentit të Nordrhein-Westfalen, Rainer Schmeltzer dhe zv/Kryebashkiaku i qytetit Essen, Julia Jakob. Rreth njëqind të ftuar nga rrethet politike, të biznesit, akademike dhe mediatike gjermane, morën pjesë në aktivitet.
Në videofjalimin e tij, Shen Haixiong tha se gjatë “Dy Sesioneve” të këtij viti, Presidenti Xi Jinping theksoi zgjerimin e hapjes në nivel të lartë dhe eksplorimin gjerësisht të tregjeve globale. Kjo tregon edhe një herë vendosmërinë e fortë të Kinës se “dera e hapur e saj do të hapet edhe më shumë”. Në sesionin e këtij viti u miratuan dokumente të rëndësishme, përfshirë projektin e Planit të 15-të Pesëvjeçar, ku përcaktohen 20 tregues kryesorë dhe 109 projekte të mëdha në gjashtë aspekte në pesë vitet e ardhshme. Gjithashtu paraqitet edhe objektivi i rritjes së parashikuar të PBB-së Kinës prej 4.5%~5% në vitin 2026. Plani i Kinës për zhvillim me cilësi të lartë, i ofron edhe botës një ‘listë të re mundësish’.

Shen shtoi se si media ndërkombëtare më masive në botën e sotme, CMG është e gatshme të shfrytëzojë avantazhet e saj në integrimin e transmetimeve, në novacionin teknologjik dhe në burimet mediatike, për të nxitur favorizimin e botës me rezultatet e modernizimit kinez.

Në fjalimin e tij, Konsulli i Përgjithshëm Yu Yong tha se Plani i 15-të Pesëvjeçar është një planifikim strategjik për zhvillimin ekonomik dhe shqëror kombëtar të Kinës në pesë vitet e ardhshme, duke përcjellë besimin e fortë të vendit në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të ekonomisë. Ky plan i ri pesëvjeçar do të krijojë edhe një mjedis të ri për ndërmarrjet gjermane për t’u hapur institucionalisht, do të injektojë një vrull të ri në transformimin industrial të Gjermanisë dhe përmirësimin teknologjik, do të ofrojë mundësi të reja për tranzicionin energjetik të Gjermanisë dhe zhvillimin e gjelbër, si dhe do të vazhdojë të krijojnë një treg të ri dhe të gjerë për prodhimin gjerman.

Rainer Schmeltzer shprehu mendimin se Dy Sesionet e këtij viti të Kinës, dërguan edhe një herë një sinjal të qartë për mbarë botën, se Kina do t’i përmbahet bashkëpunimit të hapur, përfitimeve të ndërsjella dhe rezultateve të favorshme, do të ndajë mundësitë dhe do të kërkojë zhvillim të përbashkët me vendet e tjera.

Në veprimtari u paraqit programi i parë i kulturës industriale në shkallë të gjerë të CMG-së, “Kronika e Zanateve Kineze: prodhimi inteligjent i robotëve”. Gjithashtu, robotët humanoidë kinezë dhanë shfaqje në vend, duke pasqyruar rezultatet e fundit të prodhimeve inteligjente kineze.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo