Lufta në Lindjën e Mesme dhe të panjohurat që mund të sjellë kjo luftë!?

Skënder MULLIQI

Nuk ka dyshim së bota është vu në rrezik të madh nga luftërat të cilat po shperthejnë dita ditës.Invazioni ushtarak rus mbi Ukrainën sovrane po hynë në vitin e 5 , ku kemi më mjera viktima me milinona të zhvendosur dhe shumë dëme materjale.Lufta pushtuese e Putinit I hapi rrugë luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rrypin e Gazës më viktima të tmershme njerëzore dhe materjale .Nje mundësi lufte ekziston edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor të trazuar nga kërcenimet e vazhdueshme për luftë të Serbisë të Aleksander Vuqiqit .Na vargun e luftërave që po zhvilloen këtyre ditëve plasiu lufta ndërmjet Izraelit dhe Amerikës në njerën anë më Iranin në anën tjetër .SHBA-të të shtunën se bashku më Izraelin nisën një ofenzivë të gjerë kunder Iranit , duke vrarë 800 njerëz, përfshirë Udhëheqesin suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të lartë ushttarakë thanë burime iraniane. Sulmi erdhi disa ditë pasi SHBA-të dhe Irani zhvilluan një raund të tretë bisedimesh të tërthorta bërthamore të ndërmjetësuara nga Omani.Ju bë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndëhynë para së lufta të marrë përmasa të gjera.Deri më tash nuk kemi asgjë të re në këtë drejtim.Irani, “premtoi të luftojë me gjithë forcën e tij në këtë betejë”, duke shtuar se fokusi është kryesisht në mbrojtjen e vendit nga sulmet.Kurse në anën tjetër kemi paralajmërimin e presidentit amerikan së do të shkatërron në tërsi Iranin.Irani deri më tani ka nisur 15 valë sulmesh me raketa dhe dronë kundër Izraelit dhe objektivave amerikane në rajon, duke përfshirë Bahreinin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë, Irakun, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite. Shumë prej këtyre vendeve i dënuan sulmet iraniane si të pajustifikuara. . Nuk do të keni një luftë të pafundme, tha kryeministri izraelit në një intervistë.Ai tha se lufta nuk do të zgjasë pafundësisht kunder Iranit duke aluduar së Irani do të mposhtet shumë shpejtë.Sipas tij, përmbysja e regjimit iranian do të hapte rrugën për “shumë marrëveshje paqeje” me vendet e tjera myslimane në rajon.Gjeopolitikisht, një Iran i armatosur me armë bërthamore përbën një kërcënim serioz për Izraelin dhe një sfidë për interesat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj në Lindjen e Mesme. Ekzistojnë shqetësime se zhvillimi i armëve bërthamore mund të inkurajojë fuqitë e tjera rajonale, të tilla si Arabia Saudite, të ndjekin shembullin, duke shkaktuar potencialisht një garë armësh bërthamore. Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se një llogaritje e gabuar ose sulme të mundshme ndaj objekteve bërthamore të Iranit mund të çojnë në një përshkallëzim të rrezikshëm.Ngushtica e Hormuzit është një rrip relativisht i ngushtë i Oqeanit Indian midis Gjirit të Omanit në juglindje dhe Gjirit Persik në jugperëndim. Bregu verior i ngushticës i përket Iranit, dhe bregdeti jugor Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit. Rëndësia e saj strategjike rrjedh nga fakti se rreth një e katërta e eksporteve botërore të naftës bruto me anë të detit kalojnë nëpër të.Analistët paralajmërojnë se ndërprerjet në Hormuz mund t’i rrisin çmimet e naftës.Analistët vunë re se gjatë sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit, Moska i ofroi vetëm mbështetje verbale Teheranit, pa ndihmë konkrete ushtarake. Edhe pse Rusia më parë e ka furnizuar Iranin me dronë dhe raketa dhe ka marrë pjesë në ushtrime simbolike dhe dërgesa armësh, marrëveshja strategjike .Kjo në fakt tregon se mbështetja e vërtetë e Moskës në momente kyçe mbetet vetëm me fjalë.Mund të jetë edhe spekulim por duket së ka një marrveshje Trump –Putin për ndarje të sferave të interesit për të krijuar një rend të ri botëror më luftë, ose edhe ekziston mundësia reale e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore , e cila nga disa veq ka filluar .Sot, një miliard e treqind milionë myslimanë jetojnë në botë. Gjashtë milionë prej tyre janë të bardhë, përfshirë arabët, nëse kjo nuk ofendon ndjenjat e pastra racore të askujt. Treqind milionë myslimanë janë të zinj dhe dyqind milionë të tjerë. Pjesa tjetër nuk mund të klasifikohet sipas kategorizimit standard racor ose racist, por ka myslimanë kudo, në të gjitha llojet e vendeve dhe rregullimeve shoqërore. Disa prej tyre janë shiitë dhe presin ardhjen e profetit, disa janë sunitë dhe besojnë se koha e njoftimeve profetike ka kaluar. Ka sufi dhe selefi, vehabi, të cilët sundojnë Arabinë Saudite, një monarki feudale. Megjithatë, myslimanët nuk kanë një udhëheqës suprem fetar dhe e vetmja gjë që i lidh ata së bashku është Kurani, një libër që nuk është vetëm një libër besimi, por edhe një libër rregullash për jetën e përditshme…

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo