DSM-ja opozitare sot do të dorëzojë në Kuvend një paketë ligjesh me qëllim mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Ata akuzojnë se pushteti nuk ka ndërmarrë asgjë për të mbrojtur fuqinë blerëse të qytetarëve dhe kërkojnë miratimin urgjent të kësaj pakoje ligjore.
“Dorëzojmë propozim-ligjet tona, për të ulur akcizën për derivatet, TVSH-në për produktet bazë ushqimore dhe për të përgjysmuar tarifat e rrugëve. Apelojmë tek ky pushtet jopopullor dhe i korruptuar që t’i pranojë këto ligje, për t’iu përgjigjur nevojave reale të qytetarëve”, deklaroi Venko Filipçe, kryetar i LDSM-së.