LSDM: Defokus i ri me emrin e shtetit si mbrojtje për VMRO-DPMNE-në

Defokus i ri me emrin si mbrojtje për VMRO-DPMNE-në, akuzojnë sot nga LSDM.

Nga atje thonë se nuk ka përgjegjësi për skandalet e qeverisë, nuk ka përgjigje për Adamoviçin, për lidhjet me Rusinë, për 5 ton drogë, për Pançen, ka një defokus të ri nga kuzhinat e VMRO-DPMNE.

“Skandale serioze po e trondisin vendin, dhe qeveria po përpiqet me dëshpërim të defokusojë me dredhi të reja mbi emrin.

Nuk ka përgjigje nga Hristijan Mickoski se kush është Dushan Adamoviç, një zyrtar i SNS-së, dhe sipas çfarë kriteresh ky mik i tij i ngushtë u emërua konsull nderi në Serbi, me lidhje në Rusi, i cili thotë se Maqedonia është territor i pushtuar serb.

Nuk ka përgjigje as për skandalin më të madh të drogës në rajon – 5 ton drogë që kaluan kufirin maqedonas dhe përfunduan te zyrtarët e SNS-së, partisë simotër të VMRO-DPMNE-së, në Serbinë fqinjë.

Nuk ka përgjigje për takimet e zëvendëskryeministrit të parë Stoiljkoviç me “Ujqërit e Natës” të Putinit, nuk ka përgjigje për kriminelin Sime që qëllon me kallashnikov dhe citon Sheshelin para një flamuri rus dhe ka një album me fotografi të Mickoskit.

Nuk ka përgjigje pse nuk po rritet paga minimale, pse po ulen subvencionet, pse po ulen ilaçet. Pas të gjitha këtyre, nuk ka përgjegjësi as për Pançe Toshkovskin pas kaq shumë viktimave njerëzore. Kur nuk ka përgjigje, kur nuk ka përgjegjësi, atëherë kuzhinat e VMRO-DPMNE-së lihen të lira”, thonë nga LSDM-në.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo