Lidhja Demokratike: Lufta në Iran do të përfundojë së shpejti





Lidhja Demokratike thekson nevojën për unitet dhe u bën thirrje të gjitha partive „të tregojnë sjellje shtetërore dhe të mos krijojnë panik dhe frikë të panevojshme te qytetarët, duke përdorur luftën në Lindjen e Mesme (Iran) për pikë politike ditore“.

​„Reflekset negative janë të pranishme kudo në botë, por përmes mediave dhe rrjeteve sociale ato përdimensionohen dhe krijohet nervozizëm e psikozë pasigurie, ku ndaj situatave të tilla më të ndjeshme janë tregu dhe bursat, por edhe furnizimi me energjensë po dëmtohet artificialisht, etj.“, thonë nga Lidhja Demokratike.

​„Shumë shpejt lufta do të përfundojë dhe do të fillojnë bisedimet, dhe besojmë se në botë do të mbizotërojë nevoja për paqe, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Ukrainë.
​Maqedonia duhet të vazhdojë të ndjekë politikën e SHBA-së dhe BE-së, duke pasur parasysh interesat tona strategjike dhe kombëtare.

​Në këto kohë turbulente dhe lëvizje gjeo-strategjike e sigurie, është e domosdoshme një sjellje e arsyeshme, e përgjegjshme dhe e durueshme“, thuhet në kumtesën e Lidhjes Demokratike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo