Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e një njoftimi me vulë të “Lukoil”, në të cilin thuhet se kufizohet shitja e naftës për automjetet e rënda transportuese, traktorët dhe autobusët në maksimum 50 litra.
Në njoftimin që po qarkullon, theksohet se shitja e Euro Diesel BS dhe ECTO Diesel për kamionë, traktorë dhe autobusë kufizohet në këtë sasi, ndërsa ndalohet edhe mbushja e karburantit në tuba dhe kanistra që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë.
Ky kufizim nuk vlen për automjetet që furnizohen sipas kontratave të nënshkruara paraprakisht me “Lukoil Maqedoni”. Mbetet e paqartë nëse kjo masë vlen vetëm për një pikë të caktuar apo më gjerë, por vetë ekzistenca e saj krijon dyshime mbi pretendimet se gjendja me furnizimin është plotësisht stabile.x