Kryeministri izraelit takohet me ambasadorin amerikan/ Netanyahu ironizon sërish pas spekulimeve se është vrarë: Po Mike, jam gjallë (VIDEO)
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ironizuar sërish nëpërmjet një video në platformën X, pas deklaratave që qarkulluan më herët për vdekjen e tij.
Në pamjet shihet Netanyahu i cili takohet me ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee.
Huckabee me nota humori drejtuar Netanyahut i thotë se presidenti i SHBA-së e kishte dërguar për t’u siguruar që ai ishte mirë.
“Po, Mike, jam gjallë”, përgjigjet Netanyahu, ndërsa vijon bisedën me nota humori.
“Të heqësh emra nga lista është mirë – ta bësh këtë krah për krah me miqtë tanë amerikanë është edhe më mirë. Është mirë që e pashë Ambasadorin @GovMikeHuckabee.Gjithmonë një kënaqësi”, shkruan më tej Netanyahu bashkëngjitur videos së publikuar në X.
Stopped by to see @IsraeliPM Netanyahu to make sure he was really alive. Happy to report he’s VERY much alive. I shook all 6…er uh…all 5 of the fingers on his hand.
. https://t.co/Lg0qqHKVQp via @YouTube— Ambassador Mike Huckabee (@GovMikeHuckabee) March 17, 2026