Korridori i 8 nuk kalon ka Struga, reagon Faton Pollozhani





“Deklarata e fundit e Hristijan Mickoski konfirmon shqetësimet e ngritura më herët lidhur me realizimin e plotë të Korridori 8.
Çështja nuk është më lokale, por thelbësisht strategjike. Ndërprerja ose mosrealizimi i një segmenti kyç e cenon funksionalitetin e të gjithë korridorit dhe vë në pikëpyetje rolin e tij si lidhje e rëndësishme infrastrukturore në rajon.
Është e nevojshme që institucionet të ofrojnë qartësi të plotë mbi:
– statusin aktual të projektit
– arsyet reale të ndryshimeve të mundshme
– hapat konkretë për garantimin e vazhdimësisë së tij
Referencat ndaj UNESCO kërkojnë trajtim serioz dhe transparent, por nuk duhet të shërbejnë si alibi për të justifikuar vendime që mund të cenojnë integritetin dhe qëllimin strategjik të korridorit.
Në këtë fazë, më shumë se kurrë, kërkohet përgjegjësi institucionale dhe qasje e qartë për një projekt me rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe lidhshmërinë rajonale” ka reaguar kryetari i BDI-së Strugë, Faton Pollozhani.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo