Kasami: Sonte takimi i parë i liderëve të VLEN-it, nis organizimi dhe përgatitjet për kongresin





Kryetari i Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka njoftuar se sonte do të mbahet takimi i parë i liderëve të këtij subjekti politik, pas vendimit të fundit të Kuvendit Qendror të Alternativa.

Sipas Kasamit, në këtë takim pritet të marrë formë organizimi i mëtejmë i VLEN-it, si dhe të përcaktohet dinamika e përgatitjeve për kongresin e parë të koalicionit.

Ai theksoi se në fokus do të jetë edhe definimi i strukturave të përbashkëta organizative, duke sinjalizuar hapat konkretë drejt konsolidimit të këtij bashkimi politik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo