Kallas: Momentum i ri për dialogun Beograd-Prishtinë, e gatshme të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë





Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka quajtur hap të rëndësishëm marrëveshjen për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt në Kosovë, duke theksuar se ky përparim shënon moment të ri në dialogun Kosovë-Serbi.

Kallas ka thënë se është e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë së shpejti, shkruan Reporteri.net.

“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë të mundur këtë. Në vazhdim, zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme mbetet jetik. Ky progres krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe unë jam i gatshëm të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar ajo.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo