Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Dragi Grozdanovski





Ka ndërruar jetë Dragi Grozdanovski, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës. Këtë funksion ai e ka ushtruar në dy periudha – nga marsi i vitit 2000 deri në shkurt 2002 dhe nga maji 2003 deri në shtator 2004.

Grozdanovski ka qenë edhe ish-deputet i VMRO-DPMNE-së në përbërjen e parë të Kuvendit pas pavarësisë së Maqedonisë.

Ai ka lindur në vitin 1957 në Manastir. Ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe ka qenë kryesues i Këshillit të Komunës së Manastirit, njëkohësisht edhe koordinator i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në këtë qytet. Dragi Grozdanovski do të varroset nesër.l

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo