Ka filluar zbatimi i Ligjit për angazhimin në punë të personave: Hap i ri drejt kushteve të drejta të punës dhe formalizimit të punës sezonale
Me miratimin e Ligjit për angazhimin e personave në punë, shteti bën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për punë sezonale dhe të përkohshme, forcimit të mbrojtjes sociale dhe zvogëlimit të ekonomisë joformale.
Ligji vendos një kornizë të qartë dhe të thjeshtuar për angazhimin e ligjshëm të personave për punë me karakter sezonal ose të përkohshëm, duke mundësuar rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të personave të angazhuar dhe të punëdhënësve, si dhe duke futur një procedurë të digjitalizuar për regjistrim dhe pagesë.
Me zgjidhjen e re ligjore, personat e angazhuar fitojnë qasje në të drejtat themelore të punës dhe sociale, përfshirë kontributet pensionale, sigurimin në rast të lëndimit në punë dhe mbrojtjen juridike, ndërkohë që ruhen edhe përfitimet ekzistuese sociale. Nga ana tjetër, punëdhënësve u mundësohet regjistrim i shpejtë elektronik, ulje e barrës administrative dhe rritje të sigurisë juridike.
Ligji është veçanërisht i rëndësishëm për sektorët me shkallë të lartë të punësimit jo formal, si bujqësia, turizmi dhe hoteleria, dhe paraqet bazë për krijimin e një tregu pune më të drejtë, më transparent dhe më gjithëpërfshirës.
Kјо zgjidhje ligjore është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve përkatëse dhe organizatave partnere, në kuadër të projektit “Përmirësimi i kushteve të punësimit për punëtorët sezonalë në Maqedoninë e Veriut”, i zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (QHKP), në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe Agjencionit për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ligji për angazhimin në punë të personave përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt formalizimit të punës, forcimit të efikasitetit institucional dhe krijimit të kushteve të qëndrueshme dhe të drejta për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e punës.
Më shumë informacione rreth ligjit dhe mënyrës së zbatimit të tij mund të gjeni në: av.gov.mk
Në periudhën në vijim, në kuadër të fushatës do të realizohen sesione informuese në mbarë vendin, ku punëtorët dhe pale të tjera të interesuara do të kenë mundësi të informohen dhe të edukohen drejtpërdrejt mbi mundësitë e reja që sjell ligji. Sesioni i parë informues është planifikuar për më 4 mars 2026, në ambientet e Komunës së Tetovës, me fillim në orën 12:00.
Për informacione më të rreja, aktivitete dhe përmbajtje të dobishme, ndiqni kanalet e Qendrës për Hulumtim dhe Krijim të Politikave.
https://www.facebook.com/crpm.org.mk
https://www.instagram.com/crpm.mk/