Jo vetëm “Alfa Farm” është e përfshirë në trafikim të marijuanës, thotë ministri i MPB





Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, tha sot se përpos kompanisë ““Alfa Farm” edhe disa të tjera janë të dyshuara për përfshirje në kontrabandimin në Serbi të marijuanës së prodhuar në vend.

Siç raporton MIA, ministri tha në një konferencë për shtyp se rasti është “një nga rastet më të mëdha penale,” meqë autoritatet vendore kanë dyshime se bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal, anëtarët e të cilit janë si nga vendi ashtu edhe nga jashtë vendit.

“Ne si publik do të duhet të kuptojmë se ky mund të jetë një nga proceset më të mëdha penale juridike që do të duhet të trajtohet nga Ministria e Brendshme së bashku në bashkëpunim, veçanërisht me Policinë Financiare, Drejtorinë e Inteligjencës Financiare, Doganën dhe Prokurorinë Publike”, citohet të ketë thënë ministri Toshkovski.
Muajin e kaluar autoritetet në Serbia kanë konfiskuar 5 ton marijuanë e cila vinte nga Maqedonia e Veriut. Njerëzit e përfshirë në këtë traffikim sipas autoriteteve të të dy vendeve janë edhe nga Maqedonia e Veriut.

Në përgjigje të ngjarjes në Serbi, autoritetet në Maqedoni të Veriut kanë ndërmarrë aksio masiv dhe kanë konfiskuar mbi 40 tonë marijuanë nga disa kompani vendore të licencuara për prodhim marijuane për qëllime mjekësore, por të cilat sipas gjetjeve të policisë dhe prokurorisë kanë thyer rregullat.

Disa persona janë në mbajtje tashmë për këtë arsye, ndërkohë që ministira e shëndetësisë ua ka marrë lejen ta paktën 6 kompanive vendore për shka të shkeljeve ligjore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo