Janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, shtatë prej tyre kanë vozitur pa leje, ndërsa tre me ndalim aktiv
Gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë territorin e shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, shtatë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, tre kanë drejtuar automjetin edhe përkundër asaj se kanë pasur ndalim aktiv ndërsa njëri ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Tre persona nga Shkupi kanë vozitur pa patentë shoferi dhe nga një në Tetovë, në Gostivar, në Kumanovë dhe në Dellçevë. Dy në Kërçovë dhe një në Resnjë kanë drejtuar automjetin përkundër asaj se kanë pasur ndalim aktiv. Ndërsa, një shofer në Makedonski Brod ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të kontribuojmë të gjithë bashkërisht për një trafik më të sigurt.