Janë paguar mbi 260 milionë denarë për më shumë se 1.600 përfitues, për masa nga prodhimi bimor dhe blegtoral, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.
• 1.7. – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.4 për kultura kopshtarie të dorëzuara në kapacitete përpunuese – 136.450.639,00 denarë për 276 përfitues;
• 1.10. – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.8 për fruta të dorëzuara në kapacitete përpunuese – 17.058.566,00 denarë për 354 përfitues;
• 1.13. – Pagesa direkte për prodhimin e materialit vendor mbjellës të hardhisë dhe frutave – 40.319.770,00 denarë për 8 përfitues;
• 1.15. – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.1 për material faror vendor të certifikuar të prodhuar dhe të shitur nga gjenerata e parë dhe e dytë për kultura drithërore, foragjere, industriale dhe kopshtarie – 38.793.297,00 denarë për 16 përfitues;
• 1.18. – Pagesa direkte për prodhimin e materialit faror para-bazë dhe bazë për kultura drithërore – 9.774.800,00 denarë për 7 përfitues;
• 2.17. – Pagesa direkte për familje bletësh të regjistruara – 21.446.792,00 denarë për 1.021 përfitues.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mbetet e përkushtuar për zhvillimin e bujqësisë në vend.