Izraeli të gjithëve na ka përfshirë në luftën e vet kundër Iranit!





Nga Kim Mehmeti

Izraeli na mësoi të jetojmë nga një luftë në tjetrën dhe të ngushëllohemi gabimisht se luftërat janë larg nesh.
Në të vërtetë, ne jemi të përfshirë në të gjitha këto luftëra, posaçërisht në luftën e fundit të Izraelit kundër Iranit.
Vallë nuk e shihni si kanë “fluturuar” çmimet e derivateve të naftës, për shkak të të cilave që nesër do të “çmenden” edhe çmimet e ushqimeve?
Pastaj, a nuk e shihni se me gjenocidin në Gaza dhe me këtë luftë të fundit, Izraeli po i rrënon të gjitha standardet ndërkombëtare, duke zhbërë kështu vlerat që bota e civilizuar i ndërtoi gjatë shekujve?
Sa i përket Amerikës, e cila dikur ishte ylli polar i demokracisë dhe i lirive njerëzore, sot duket se ajo është shndërruar në të kundërtën e vetvetes.
Tani ju vazhdoni të jeni tifozë të kësaj apo asaj pale luftuese; vazhdoni të mos jeni të ndjeshëm ndaj fëmijëve të vrarë palestinezë dhe ndaj njëqindeshtatëdhjetë vogëlusheve që u vranë ditën e parë të luftës në Iranë.
Siç mund të vazhdoni të shtireni se nuk e shihni që Netanyahu, i cili bëri gjenocid në Gaza, do i ‘shpëtojë’ iranianët nga regjimi i ajatollahëve!?
Por ndërkohë, mos harroni: ai që shtiret se nuk e dëgjon piskamën e fëmijëve të trishtuar nga shpërthimi i bombave, shumë shpejt mund ta dëgjojë dënesjen e fëmijëve të vet të uritur

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo