“Ishte nën përcjellje prej kohësh” – Ky është serbi i arrestuar për krime lufte në Kosovë





Një ditë më parë, institucionet e sigurisë dhe të hetuesisë në Kosovë e kanë prangosur një person që dyshohet për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Serbi i arrestuar në pikëkalimin kufitar të Merdares është Zoran Stankoviq, raporton Klankosova, përcjell Periskopi.

Ai ishte prej kohësh nën përcjellje nga autoritetet e Kosovës dhe është kapur në momentin që ka hyrë në pikën kufitare të Merdares.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i pandehuri, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999.

“Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim”, thuhej në njoftimin e PSRK-së.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo