Irani do të mbajë 40-ditë zi për vrasjes së Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, gjatë sulmeve të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, sipas mediave shtetërore iraniane.
Presidenti Masoud Pezeshkian dënoi vrasjen si “një krim të madh” dhe shpalli shtatë ditë pushime shtetërore, përveç periudhës 40-ditore të zisë. Raportimet nga Teherani tregojnë se qytetarët kanë dalë masivisht në rrugë pas lajmit për vrasjen e Khameneit duke qarë me dënesë.
Protesta kundër vrasjes së Khameneit janë raportuar edhe në qytete të tjera, përfshirë Shiraz, Yasuj dhe Lorestan. Video nga mediat shtetërore tregojnë mbështetës pranë varrit monumental të Imam Reza në Mashhad, që vajtojnë për liderin e vrarë.
Vrasja ka shkaktuar protesta edhe në Irak, që shpalli tri ditë zie kombëtare. Në Bagdad, protestuesit u përballën me forcat e sigurisë në Zonën e Gjelbër, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja.
Megjithatë, disa raporte tregojnë edhe për festime në Iran, ku dëshmitarët thanë se qytetarë dolën në rrugë në Teheran, Karaj dhe Isfahan.
Khamenei kishte marrë udhëheqjen e Iranit në vitin 1989 pas vdekjes së Ayatollah Ruhollah Khomeinit. Forcat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë premtuar hakmarrje, duke nisur sulme ndaj 27 bazave që strehojnë trupa amerikane në rajon dhe objektivave ushtarake izraelite në Tel Aviv.