“Irani s’do ketë më kurrë armë bërthamore” / Trump flet për vijimësinë e negociatave me palën iraniane: Ata duan marrëveshje





Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se Irani ka rënë dakord se nuk do të zhvillojë kurrë një armë bërthamore.

Ai shtoi se bisedimet me Teheranin po vazhdojnë dhe po kryhen “me mend” nga pala iraniane.

Trump tha se SHBA-të janë duke kontrolluar hapësirën ajrore mbi Teheran dhe se forcat iraniane, përfshirë marinën dhe avionët, janë dobësuar ndjeshëm.

Ai theksoi se pala iraniane do të donte të arrinte një marrëveshje dhe se çdo negociatë po zhvillohet edhe me përfshirjen e të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhe partnerëve ndërkombëtarë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo