Garda Revolucionare, ushtria ideologjike e Iranit, u zotua sot se do të “ndjekë dhe vrasë” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Nëse “ky kriminel”, “vrasësi i fëmijëve”, “kryeministri sionist” është “ende gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe ta vrasim”, thanë Garda Revolucionare në faqen e tyre të internetit Sepah News.
Ndërkohë autoritetet iraniane kanë arrestuar 20 persona në Iranin veriperëndimor me akuzën e përpjekjes për të bashkëpunuar me Izraelin.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, duke cituar një deklaratë nga zyra e prokurorit në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor, në Iranin verior, 20 personat akuzohen se i kanë dërguar informacione Izraelit në lidhje me pozicionet e ushtrisë iraniane dhe instalimeve ushtarake.