Irani do të kalojë nga “goditjet e ndërsjella” në sulme të vazhdueshme ndaj rivalëve të tij dhe SHBA-të nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë çmimet e naftës, tha sot zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit.
“Nuk do të lejojmë që as edhe një litër naftë të arrijë në SHBA, sionistët (Izraelin) dhe bashkëpunëtorët e tyre. Çdo anije ose cisternë e destinuar për ta do të jetë një objektiv legjitim”, theksoi Ebrahim Zolfaqari.
“Përgatituni për naftë me 200 dollarë për fuçi, sepse çmimi varet nga siguria në rajon, të cilën ju e keni destabilizuar”, shtoi ai.