Inflacioni në Maqedoni u rrit për 0,2% në muajin shkurt





Inflacioni në Maqedoninë e Veriut në shkurt është rritur për 0,2 për qind krahasuar me muajin janar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në nivel vjetor, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kostoja e jetesës është rritur për 2,9 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1,6 për qind.

Rritja më e madhe e çmimeve gjatë shkurtit është shënuar te shërbimet e arsimit, veshmbathja dhe kujdesi personal. Nga ana tjetër, ulje të kostos së jetesës është regjistruar te transporti, shëndetësia dhe pajisjet shtëpiake.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo