Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri, ku drejtësia ka vendosur të sekuestrojë një avion të kompanisë ajrore Ryanair për shkak të një borxhi relativisht të vogël prej 890 eurosh ndaj një pasagjereje.
Rasti është raportuar nga televizioni publik austriak ORF dhe ka tërhequr shumë vëmendje për mënyrën e pazakontë sesi u zbatua vendimi i gjykatës.Ngjarja fillon në korrik të vitit 2024.
Një grua kishte planifikuar të udhëtonte me dy persona të tjerë drejt Palma de Mallorca.
Por fluturimi i saj me kompaninë Ryanair u vonua më shumë se 13 orë. Pas shumë orësh pritjeje në aeroport, pasagjerja vendosi të mos presë më dhe bleu një biletë tjetër me paratë e saj për të arritur në destinacion.