I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët e Lezhës ndezin qirinj në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj





Në qytetin e Lezhës u zhvilluan këtë të premte homazhe në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, ndarja nga jeta e së cilës ka tronditur komunitetin lokal.

Dhjetëra qytetarë, miq, të afërm dhe të rinj u mblodhën në orën për të ndezur qirinj dhe për të vendosur lule në nder të saj. Momente të mbushura me dhimbje dhe heshtje, ndërsa të pranishmit kujtuan jetën e re të ndërprerë shumë herët.

Për disa minuta, qytetarët qëndruan në heshtje në shenjë respekti, ndërsa shumë prej tyre kërkuan që rrethanat e ngjarjes të zbardhen plotësisht dhe drejtësia të vihet në vend.

Humbja e 25-vjeçares ka prekur thellë banorët e Lezhës, ku ajo njihej nga shumë njerëz të komunitetit.

Homazhet u kthyen në një moment solidariteti me familjen e saj, ndërsa qyteti mbetet në pritje të përgjigjeve për një ngjarje që ka shkaktuar dhimbje të madhe.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo